Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Ajo ka hyrë e vetme në gjykatë, siç shikohet në pamjet e përcjella.
Sot, në orën 08:30, GJKKO do të zhvillojë seancën verifikuese ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim dhe pastrim parash.