Një skaf është përfshirë nga flakët në mes të plazhit, në Borsh. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por për fat të mirë mësohet se nuk ka persona të lënduar. Edhe nga videoja e publikuar, duket që skafi është shumë pranë bregut të detit.
Shumë pushues, e kanë vëzhguar të qetë pamjen dhe shtëllungat e tymit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Kujtojmë këtu se pak javë më parë, në Karaburun një anije turistike u shkrumbua plotësisht. Pjestarët ekuipazhit u hodhën në det, duke shpëtuar në këtë mënyrë jetët e tyre.