Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.
Dy makina kanë përfunduar në kanal, ndërsa një e tretë është larguar nga vendi i ngjarjes pasi është përplasur me dy mjetet e tjera.
Nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.