Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Ersekë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti fatal në një objekt ndërtimi.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4 të qytetit, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga një skelë ndërtimi, duke gjetur vdekjen në vend.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.