Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Kristos Mastoras, është arrestuar nga policia greke pranë sheshit Omonia gjatë natës, për shkak të gjendjes së tij të dehur.
Sipas burimeve policore, Mastoras kishte një nivel alkooli prej 0.83 mg dhe tentoi të shmangte postbllokun, por u ndalua nga forcat e rendit.
Për këtë incident, artisti do të dalë sot përpara gjykatës për masën e sigurisë.
Mastoras, i cili gëzon një popullaritet të madh në Greqi, është me origjinë nga fshati Vodhinë, në Dropullin e Sipërm, Qarku Gjirokastër.
Familja e tij emigroi në Greqi kur ai ishte vetëm tre vjeç.