Policia e Vlorës ka zbuluar dhe goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në një apartament në lagjen “24 Maji”.
Në kuadër të operacionit, janë shpallur në kërkim dy shtetase të huaja dhe janë proceduar penalisht dy të tjera.
Sipas hetimeve, shtetaset Y.M., 35 vjeçe, nga Ukraina, dhe K.A., 31 vjeçe, nga Rusia dyshohet se organizonin dhe shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera ukrainase, të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.
Autoritetet po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e dy shtetaseve të shpallura në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.