Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për “Syri TV”, ka deklaruar se ka marrë shumë kërcënime. Ai shtoi se, nëse do të arrestohej, nuk do të dilte i gjallë nga burgu.
“Meqë në 2023 del kreu i organizatës dhe thotë po të isha unë SPAK-u ai do t’i kishte punët më keq, dakord, e bëre me keq. Po kam dyshime serioze Çim Peka se të më ndjejnë qytetarët, po të më ndjejë edhe SPAK-u për këtë, ta dëgjojnë qytetarët, që urdhëri i arrestit me urgjencë- kam një pyetje për gjyqtarin, që nuk e njoh, po më thonë është dinjitoz, Erion Bani, si ka mundësi, për çfarë arsye e firmose urdhrin tim të arrestit? Çfarë kisha bërë unë në atë dosje? A e mendove dot si gjyqtar, a e mendove dot si si profesionist? Unë e kuptoj Altin Dumanin dhe Millonain, kishin marrë urdhër dhe ju duhej statistikë, e kanë personale, nuk i mirëkuptova, por e kuptova.
Me logjikën e tyre duhet të isha sot dy vjet në burg në pritje të çuarjes së dosjes në gjyq, që nuk e çonte dot se nuk e lidhte, nuk lidhet as me pastrimin e parave, po duhet të rrija në burg dhe të prisja Altin Dumanin t’i ngrihej logjika. A jeni në vete thotë, lëreni të përplaset në gjykatë.
Mirë po e ke këtë mundësi, por për çfarë nxore urdhër-arresti, për dy muaj, do prishja faktet në parlament. Po mirë, po Benet Beci i prish faktet që ke anuluar urdhër-arrestin për Benet Becin? Po Erion Veliaj i prish faktet? Ke dy vjet e gjysmë që e ke paralajmëruar për të fshirë faktet? Po Frida Krifca, po Belinda Balluku? Po Damian Gjiknuri? Po Ogerta Manastirliu? Kujt ia tregon ti këto, turp, shkon aty dhe kolegët e mi nuk e pyetën, nuk e lexuan dosjen.
Sot me kërcënimet, para tri ditësh kam marrë një kërcënim interesant, ‘Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell’. Po, po, para tri ditësh ma kanë bërë këtë kërcënim. Kam dyshime se Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes sime, unë s’dilja i gjallë nga burgu. Këtë e dinë të gjithë tani. Do jetë trishtim shumë i madh që nuk e kuptoj, po nuk mund ta ndaj”, tha Ahmetaj.