Viti 2024 ka shënuar një rekord të ri në tregun e makinave në Shqipëri, me 99,440 automjete të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2023, kur hynë 21 mijë makina më shumë.
Në mesatare, çdo muaj janë importuar rreth 8,300 makina që janë regjistruar për t’u shitur.
Kjo ka sjellë një rritje të trafikut, veçanërisht në rrugët kombëtare dhe zonat urbane, ku kërkesa për vende parkimi është rritur dhe mundësitë për të gjetur vend të lira po kufizohen.
Shtimi i makinave ka pasur një ndikim të dukshëm në trafikun dhe infrastruktura e parkimit.
Në raport me origjinën e makinave, Koreja e Jugut ka pasur një rritje të madhe, duke kaluar për herë të parë Italinë dhe Gjermaninë në importet e makinave në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Volkswagen, Mercedes dhe Audi janë tre markat që dominuar tregun, duke përbërë 55% të gjithë flotës.
Shumica e makinave të importuara janë prodhuar para vitit 2015, me 80% të tyre të pasura me kilometrazh mbi 100,000 km.
Rreth 40% e makinave janë porositur nga Tirana, ku numri i makinave aktive ka arritur në 370,000, ndërsa në të gjithë vendin ky numër ka arritur në 925,000.