Skip to content
Kryesore

Sërf me parashutë në liqenin e Pogradecit, qytetari sfidon motin e keq

· 1 min lexim

Një qytetar ka sfiduar motin e keq sot dhe ka praktikuar sërf me parashutë në liqenin e Pogradecit.

Ilirjan Tasellari është filmuar duke bërë sërf në zonën e Tushemisht, ndërkohë që kalimtarët e kureshtur kanë regjistruar momentin e veçantë të këtij spektakli në liqen.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve që e panë në vend, duke shfaqur një aktivitet të pazakontë në kushte të motit të vështirë.