Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore përfunduan me sukses operacionin e shpëtimit të një fëmije të sëmurë në fshatin Ostren të Bulqizës, duke e transportuar drejt spitalit të Bulqizës.
Fillimisht, fëmija u dërgua me një mjet ushtarak deri në pikën e kalimit, ku më pas u transferua në ambulancë për të vijuar rrugën drejt spitalit.
Ky operacion tregon përkushtimin dhe humanizmin e Forcave të Armatosura, të cilat mbeten gjithmonë të gatshme për të ndihmuar qytetarët në situata emergjente.