Skip to content
Kryesore

Fluks pacientësh në Urgjencën e Durrësit, mjekët apel për vaksinën e gripit

· 1 min lexim

Virozat e ditëve të fundit kanë shkaktuar një fluks të shtuar pacientësh në urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Shefi i urgjencës, Gjergj Qerimi, ka deklaruar se shumica e pacientëve kërkojnë ndihmë për probleme të traktit respirator dhe temperaturë të lartë.

Në ditët e para të janarit, spitali është shumë i ngarkuar, pasi pacientët po tejkalojnë shërbimin e mjekëve të familjes.

Për të shmangur pritjet e gjata, Qerimi rekomandon që ata me simptoma të lehta të drejtohen tek mjeku i familjes dhe apelon për vaksinimin e përvitshëm të grupit të riskuar nga sëmundjet kronike.