Deputeti i PS, Pandeli Majko, ka kërkuar një konfirmim zyrtar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) lidhur me akuzat që ka ngritur lideri i PD-së, Sali Berisha, ndaj tij.
Berisha ka pretenduar se Majko është përgjuar duke bërë pazare elektorale. Majko ka dërguar një shkresë në SHISH, duke kërkuar një përgjigje formale për këto akuza.
Letra është dërguar nga Kuvendi dhe ka kaluar në SHISH për shqyrtim.