Skip to content
Kryesore

I moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna

· 1 min lexim

Një i moshuar ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, afër urës së Bunës.

Kalimtarët rastësorë kanë vënë re ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Pavarësisht thirrjeve për ta ndaluar, i moshuari është hedhur në ujë.

Megjithatë, forcat e policisë kanë arritur të ndërhyjnë dhe ta shpëtojnë.