Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka zbuluar detaje mbi dëshminë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë hetimeve në SHBA.
Berisha pretendon se në dëshminë e tij 5-orëshe, Veliaj ka kundërshtuar çdo gjë që kishte deklaruar më parë në një dëshmi 8-orëshe.
Sipas Berishës, Veliaj ka fajësuar bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe vjehrrën për disa prej çështjeve të ngritura.
Ai gjithashtu akuzoi Veliajn për përpjekje për të bindur komunitetin ndërkombëtar se është i persekutuar politikisht nga Berisha, me qëllim marrjen e statusit të azilantit politik.
Berisha shtoi se ka të paktën 16 kundërshtime dhe mashtrime mes dëshmive të Veliajt, duke theksuar se skema e tij ishte “largimi për t’i shpëtuar arrestimit.”
Ai përmendi gjithashtu një mospërputhje mes deklaratës së Veliajt për kthimin nga SHBA dhe datave të biletës së tij.