Porti i Durrësit, një nga pikat kryesore hyrëse jotokësore në vend, po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në fund të vitit.
Autoriteti portual njofton se tragetet nga Brindizi po realizojnë linja të dyfishta për të përballuar numrin e madh të pasagjerëve, ndërsa policia kufitare ka hapur 30 sportele për të shmangur radhët e gjata.
Krahasuar me një vit më parë, numri i udhëtarëve ka shënuar një rritje prej gati 10%. Fluksi pritet të vijojë edhe në fillim të janarit, kur emigrantët do të rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.