Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PZAP anulon vendimin e KQZ-së, kërkohet certifikimi i Listës Serbe

10:55 26/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po pret përfundimin e procedurave ligjore për të vendosur në lidhje me çështjen e certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Më 25 dhjetor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anuloi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe dhe urdhëroi që kjo parti të certifikohet.

PZAP-i gjithashtu ka këshilluar se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesa në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se komisioni do të presë përfundimin e procedurave ligjore para se të vendosë për futjen e çështjes në rend dite.

Më 23 dhjetor, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër certifikimit të Listës Serbe, ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera abstenuan. Lista Serbe e cilësoi veprimin e KQZ-së si të kundërligjshëm dhe e mirëpriti vendimin e PZAP-it, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të eliminuar këtë parti nga procesi zgjedhor.

Në vendimin e PZAP-it, thuhet se Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar e partive politike kishte rekomanduar certifikimin e Listës Serbe, pasi kjo e fundit kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat e KQZ-së. PZAP-i theksoi se Lista Serbe kishte përmbushur kriteret për certifikim dhe se KQZ-ja duhej ta certifikonte atë për pjesëmarrje në zgjedhje.

Njohësit e zhvillimeve politike kishin parashikuar se Paneli Zgjedhor do të merrte vendim në favor të Listës Serbe dhe do të detyronte KQZ-në të certifikonte këtë parti. Lista Serbe ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, pas një periudhe bojkotimi të proceseve politike në Kosovë. Në vitin 2022, anëtarët e kësaj partie dhanë dorëheqje kolektive nga institucionet e Kosovës si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin e vendit.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku një grup serbësh të armatosur vrau një rreshter të Policisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë këtë sulm si terrorist dhe e fajësojnë shtetin serb për organizimin dhe kryerjen e tij, por Beogradi hedh poshtë këto akuza.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ e kanë arsyetuar moscertifikimin e Listës Serbe me faktin se kjo parti nuk ka dënuar sulmin në Banjskë dhe nuk është distancuar nga “aktet terroriste” që kanë ndodhur në Kosovë.

Kosova kërkon ekstradimin e Radoiçiqit, i cili besohet të jetë i lirë në Serbi.

Etiketa: kqzlista serbePZAP

Të tjera

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së

Prokuroria në Hagë ka paraqitur kërkesën për dënim me 45 vite burg ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...

11:44 09/02/2026
Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Para
Tiranë/ Shpërthim me tritol në banesën e 72-vjeçarit në Laknas

Arrestohet 19-vjeçari pakistanez për trafikim emigrantësh drejt Kakavijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së

11:44 09/02/2026
Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.