Një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e viktimës, ndërkohë që disa kalimtarë dhe banorë të zonës kanë treguar se e kishin vënë re këtë person që flinte herë pas here pranë Pallatit të Sportit në ditët e fundit.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e të ftohtit, pasi nuk janë konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes.