Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Shullaz, ku një 65-vjeçar humbi jetën. Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:30, kur shtetasi N.J., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se humbi kontrollin, duke bërë që makina të dalë nga rruga.
I plagosur rëndë, 65-vjeçari u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.