Skip to content
Kryesore

Dumani, takim me kryeprokurorin Isufaj në Kosovë

· 1 min lexim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti një delegacion nga Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë, kryesuar nga Altin Dumani.

Gjatë takimit, ata diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në luftën kundër krimit, duke nënshkruar një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Ky bashkëpunim ka për qëllim adresimin e krimeve që prekin interesat ekonomike dhe financiare të të dyja vendeve, dhe përmirësimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Të dy kryeprokurorët theksuan rëndësinë e këtij hapi për ndërtimin e një partneriteti të fortë ndërmjet institucioneve të drejtësisë të dy shteteve.