Skip to content
Kryesore

ISHP udhëzon gratë shtatzëna: Si të qëndrojnë të shëndetshme gjatë të ftohtit

· 1 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla për gratë shtatzëna që të mbrojnë shëndetin e tyre gjatë dimrit.

Rekomandimet përfshijnë veshje të ngrohta, kujdes ndaj infeksioneve, ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik të kontrolluar dhe shmangien e situatave të rrezikshme.

Këshillat e ISHP-së:

1. Veshjet e ngrohta dhe të rehatshme
Vishni shtresa të lehta dhe të ngrohta që lejojnë lëvizshmëri.Kujdesuni që këmbët të jenë gjithmonë të thata dhe të ngrohta.

2. Parandalimi i sëmundjeve

Lani duart shpesh për të shmangur përhapjen e viruseve. Konsultohuni me mjekun tuaj për vaksinimin kundër gripit.

3. Ushqyerja dhe hidratimi

Konsumoni ushqime të pasura me vitamina dhe minerale për të forcuar sistemin imunitar. Pini shumë ujë, edhe kur nuk ndiheni të etura, për të mbajtur trupin të hidratuar.

4. Aktiviteti fizik dhe pushimi

Bëni ecje të lehta ose ushtrime të përshtatshme për shtatzëni për të qëndruar aktive. Sigurohuni të pushoni mjaftueshëm dhe të mos e tejkaloni lodhjen.

5. Evitoni situatat e rrezikshme

Ecni me kujdes për të shmangur rrëshqitjet në akull ose dëborë. Shmangni ekspozimin e gjatë në të ftohtë dhe qëndroni në ambiente të ngrohta.