Policia e Shkodrës ka arrestuar 29-vjeçarin R.L. pasi ai dhunoi dhe kërcënoi babanë e tij, 61-vjeçarin N.L., me vdekje, në lagjen “10 Korriku”.
Pas një telefonate urgjente, policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin në flagrancë, i cili po përdorte sende të forta dhe një mjet prerës.
Si pasojë e dhunës, 61-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe më pas u largua pasi mori trajtimin e nevojshëm.
Materialet iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Policia vlerësoi veprimet e shpejta dhe profesionale për ndalimin e autorit.