Skip to content
Politikë

Sot protesta e opozitës, Berisha kryeson tubimin

· 1 min lexim

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare që do të zhvillohet sot në orën 17:00 në Tiranë.

Berisha e ka përshkruar këtë tubim si një “tronditje e madhe” për qeverinë aktuale të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se opozita nuk do të tërhiqet deri në rrëzimin e tij.

“Është dita e betejës sonë! Të gjithë qytetarët e Shqipërisë duhet të bashkohen në një akt të mosbindjes civile për të dridhur themelet e narkoshtetit,” deklaroi Berisha në një mesazh për publikun.