Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të shtuar emigrantësh, kryesisht nga Greqia.
Mëngjesin e sotëm ka nisur fluksi në pikën kufitare të Kapshticës.
Situata aktualisht paraqitet normale, pasi dogana po operon me 3 sportele në hyrje dhe 3-4 në dalje, në varësi të fluksit.
Pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë një rritje të fluksit, për shkak të festave të fundvitit dhe kthimit të shqiptarëve pranë familjeve të tyre.