Skip to content
Bota

SHBA dënon sulmin me raketa në Kiev, ambasada shqiptare e dëmtuar

· 1 min lexim

Rusia ka kryer një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Bombardimet kanë shkaktuar një valë të madhe tymi dhe flakësh në qytet, ndërsa disa raketa kanë goditur gjithashtu ambasadën shqiptare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller, dënoi sulmin, duke theksuar se një civil ka humbur jetën dhe ambasada shqiptare është dëmtuar.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë”, shprehet ai.