Skip to content
Bota

Sulmi terrorist në Gjermani, detaje

· 1 min lexim

Sulmi i së premtes në Magdeburg ka tronditur Gjermaninë dhe ka shkaktuar reagime të mëdha.

Kancelari Olaf Scholz pritet të vizitojë të shtunën vendin e ngjarjes dhe shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, duke falënderuar gjithashtu forcat e shpëtimit.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier gjithashtu u shpreh i prekur dhe theksoi se ende nuk është zbardhur sfondi i këtij akti.

Reagime ka pasur edhe nga Europa dhe bota, me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që dënuan aktin dhe shprehën solidaritetin.

Një automjet BMW u përplas në një turmë në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, pas orës 19:00.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, sulmi ka shkaktuar 11 viktima, një prej të cilëve është një fëmijë. Mbi 80 persona janë plagosur.

Autori i sulmit, një 50-vjeçar nga Arabia Saudite që punonte si mjek në Gjermani, u arrestua pak minuta pas ngjarjes, pasi kishte hyrë me makinën e tij në turmën e njerëzve.

Ai e kishte marrë makinën me qira pak para sulmit. Autoritetet po hetojnë shkaqet e këtij sulmi të tmerrshëm.