Skip to content
Bota

Gruaja shtatzënë gjendet e vdekur pas festës, dyshohet për vetëvrasje

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në Shtërpcë, ku një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Dyshohet se gruaja i dha fund jetës, pas një feste familjare, por motivet dhe rrethanat e ngjarjes ende mbeten të paqarta.

Viktima, e identifikuar si një grua 34-vjeçare, ishte katër muajshe shtatzënë dhe u qëllua me armë brenda shtëpisë pas mesnatës.

Mjekët kanë vërejtur hematoma në trupin e saj gjatë ekzaminimeve.

Policia ka gjetur një pistoletë pranë trupit të viktimës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.