Skip to content
Politikë

Takim mes grupit parlamentar të LDK-së dhe PD-së

· 1 min lexim

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka zhvilluar një takim me deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) në Prishtinë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka cilësuar këtë takim si një mundësi për të diskutuar avancimin e interesave të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Takimi ndodhi para seancës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.