Sot në orën 11:00, opozita dhe qytetarët do të organizojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përballjen e tij me drejtësinë.
Protestat kanë nisur pas shpërthimit të skandalit të dosjes “5D”, ku disa drejtorë të Bashkisë, të lidhur me Veliajn, u akuzuan dhe u arrestuan për abuzim me tenderët.
Veliaj është nën hetim për pasurinë e tij dhe emri i tij është i lidhur me disa dosje të nxehta, përfshirë ato të inceneratorëve dhe dosjen “5D”.
Rikujtojmë se disa ditë më parë, BKH realizoi një kontroll në shtëpinë e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe në shtëpinë e vëllait të tij, Arbër Veliaj, ku u sekuestruan telefonat dhe para.