Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeti”, i cili ka çuar në zbardhjen e një grupi kriminal të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Gjatë operacionit, janë ekzekutuar 11 masa sigurie “arrest me burg” për anëtarët e grupit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.
Njoftimi i Policisë:
“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi konkretisht shtetaseve: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe dhe Mina Dedi. Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit dhe shtetasi Algert Caushi.