Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar në Itali. Një shqiptar ka përplasur për vdekje dy shtetas italianë.
Këta të fundit ishin punëtorë që po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës, në një kantier të bllokuar nga qarkullimi rrugor.
Mediat italiane kanë shkruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës.
Shqiptari ka qenë duke drejtuar mjetin e tij kur ka humbur kontrollin. 62-vjeçari pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka shkatërruar gardhin rrethues të kantierit dhe ka përplasur për vdekje dy punëtorët.
Viktimat janë Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç. Dy shtetasit italianë kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa për shqiptarin rëndon akuza “vrasje e qëllimshme”.
Ai është arrestuar nga policia edhe pse është lënduar lehtë si pasojë e aksidentit tragjik.