Skip to content
Kryesore

“E veçantë për mua dhe familjen”/ Xhaka reagon ndaj përballjes me Kosovën

· 1 min lexim

Kombëtarja e Kosovës do të luftojë për një vend në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë.

Për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, kjo do të jetë një përballje speciale. “Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time,” tha Xhaka, sipas ‘Blick’ zviceran.

Kjo do të jetë hera e dytë që “dardanët” do të përballen me Zvicrën në grupet kualifikuese për një turne ndërkombëtar. Ndeshjet e mëparshme në kualifikueset e Euro 2024 u mbyllën në barazim.

Edhe trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, e sheh Kosovën si një rival të vështirë.