Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin A. F., 79 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
27-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
“Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme