Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë organizuar një marshim-protestë në Tiranë për të përkujtuar lëvizjen e vitit 1990, e cila solli pluralizmin në Shqipëri.
Protesta do të nisë në orën 11:00 nga “Qyteti Studenti” dhe do të përfundojë te Kryeministria, me moton “S’kemi luksin të festojmë”.
I pranishëm do të jetë edhe ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
PD fton të rinjtë të bashkohen, duke theksuar se rinia shqiptare nuk mund ta festojë këtë ditë për shkak të eksodit dhe kriminalizimit masiv.