Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçaren V.Sh. nga Librazhdi, e dyshuar për përfshirje në veprën penale të prostitucionit.
Ngjarja ka lidhje me vdekjen e një 47-vjeçari, Ç.M., i cili u gjet i pajetë në një automjet vetëm tre ditë më parë.
Sipas Policisë, Ç.M. kishte qenë në makinë me 37-vjeçaren, ku dyshohet se po kryenin marrëdhënie intime kundrejt pagesës.
Nga ekspertiza mjekoligjore, është konfirmuar se viktima humbi jetën si pasojë e një krize hipertensioni. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.