Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi vendin.
Detaje të reja nga dosja hetimore e vrasjes janë bërë publike.
Në deklaratën e tij të parë para grupit hetimor, autori rrëfeu se mbrëmjen e 29 nëntorit, pas një debati, kishte goditur bashkëshorten me çekiç dhe më pas e kishte mbytur duke përdorur fishën e karikuesit të telefonit.
Ndërkohë që fëmijët flinin, diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim. Ajo ishte në tualet duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në anën tjetër të telefonit dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.
Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua
E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë.
Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, dhe ja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qese në kokë dhe e mbështolla. Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albës, vendosa edhe dy qesë të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”.