Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës, Mikel Zaho, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të tokës në Spitallë.
Zaho ishte shpallur në kërkim që nga prilli i këtij viti, ndërsa u kap dy ditë më parë nga policia e Durrësit pas vendimit të gjykatës për masën “arrest në burg”.