Skip to content
Kryesore

Suel Çela kërkon lehtësim të masës së sigurisë nga arratia, sot seanca në GJKKO

· 1 min lexim

Suel Çela, i njohur edhe me emrin Marjus Lula, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur për të në maj të vitit 2022 nga Gjykatën e Posaçme.

Ai është shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili ka deklaruar se Çela porositi vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial, një vrasje që nuk u realizua.

Po ashtu, dyshohet se Çela ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.

Dy javë më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi një tjetër masë sigurie “arrest në burg” ndaj tij, në cilësinë e kreut të një organizate kriminale, për krime të shumta.

Seanca për shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë do të zhvillohet sot në orën 13:00 në Gjykatën e Posaçme.