Alba Cenko është gruaja shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj në Greqi i identifikuar si Kastriot Cenko.
Kjo tragjedi bëhet edhe më e rëndë pas zbulimit të detajeve tronditëse.
Kastriot Cenko ka pranuar para policisë se e ka vrarë gruan me çekiç dhe trupin e saj e ka vendosur në një qese plastike, duke e fshehur për një javë në papafingon e shtëpisë ku jetonin.
Autori ka thënë se krimin e ka kryer për motive xhelozie.
Në momentin e krimit dy fëmijët e tyre të mitur kanë qenë në shkollë, dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga tragjedia.