Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim mes zyrtarëve të PD-së dhe përfaqësuesve të OSBE ODIHR.
Misioni i OSBE ODIHR do të aktivizohet në muajin maj për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Takimi filloi në orën 13:00, ku diskutohen detaje rreth përgatitjeve për zgjedhjet, përfshirë numrin e vëzhguesve dhe caktimin e shefit të misionit të ODIHR. PD ka kërkuar një qeveri teknike, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në orën 14:00, kreu i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një tjetër takim me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 2025-ës dhe mundësisë së nisjes së një fushate për mosbindje civile.