Seanca plenare e Kuvendit është ndërprerë ditën e sotme pas një propozimi të Partisë Socialiste për një ligj që parashikon faljen e gjobave për ndërtimet pa leje.
Ky ligj u depozitua vetëm 45 minuta para nisjes së seancës, dhe Opozita nuk kishte dijeni për të.
Për shkak të kësaj, seanca u ndërpre për 10 minuta që ligji t’i vihet në dorë Opozitës.