Skip to content
Politikë

Braçe ironi me Zhupën: Dukesh si ruse, por nuk je e tillë

· 1 min lexim

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka pasur një përplasje të ashpër me deputeten demokrate Ina Zhupa, pas deklaratave të saj për mediat dhe dezinformimin.

Braçe iu drejtua Zhupës duke i thënë:

“Ti duhet të hetohesh për dizinformim! Nuk di të lexosh! Mos u lyej me parfum, por pri thonjtë.”

Zhupa kishte kërkuar mbylljen e komisionit të dezinformimit, duke akuzuar se ai synonte persekutimin e mediave që nuk mbështesin qeverinë. Braçe reagoi me ironi, duke thënë:

“Si mund ta lë pa replike kur kjo e di median si rubinet. Media që nuk çojnë ujë te qeveria, unë di që uji mbahet në kanale, jo në media. Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para, reflektuar.”

Ai vazhdoi duke sqaruar se gjatë mbledhjes së kaluar nuk kishte kërkuar të hetonte gazetarët, por autorët e dezinformimit, dhe shtoi se Zhupa ishte një nga ata që duhej të hetohej për dezinformim. Braçe përfundoi duke e quajtur Zhupën “si ruse”, por nuk e konsideroi si të tillë.