Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur mbledhjen e strukturave të kësaj force politike për të trajtuar strategjinë e aksionit opozitar dhe përgatitjen e fushatës drejt zgjedhjeve të vitit 2025.
Dy ditë më parë, Berisha ka miratuar ngritjen e një grupi pune prej 36 anëtarësh, të cilët do të përgatitin strukturat e degës së PD-së në Tiranë.
Grupi do të udhëhiqet nga Belind Këlliçi dhe do të përfshijë emra të njohur të partisë, si deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, si dhe figura të tjera të rëndësishme të PD-së, përfshirë ish-kryetarët e KQZ-së Arben Ristani dhe Çlirim Gjata.
Përveç tyre, në grup janë të ftuar edhe politikanë të tjerë të njohur të Tiranës dhe pasardhës të ish-ministrave të rëndësishëm të PD-së.