Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me gjashtë vite burg Florian Taçin, ish-kreun e Kadastrës, i cili akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës.
Së bashku me Taçin janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi, për rolin e tyre në këtë skemë kriminale.
Taçi u arrestua më 28 shkurt të këtij viti dhe u la në arrest shtëpiak, ku ka qëndruar për shtatë muaj.
Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për Taçin është ulur në 4 vite dhe 6 muaj burgim.
Ky dënim vjen pas një hetimi të gjatë që ka zbuluar shkelje të rënda në proceset e regjistrimit të pronave dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.