Skip to content
Politikë

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025

· 1 min lexim

Kuvendi ka miratuar buxhetin për vitin 2025 me 75 vota pro nga mazhoranca dhe 24 kundër nga opozita. Pas miratimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shpalli mbylljen e seancës.

Buxheti u miratua në parim pas një maratone 48 orëshe më 19 nëntor, ku u regjistruan 75 vota pro, 40 kundër, ndërsa 22 deputetë nuk morën pjesë në votim.