Gjykata e Posaçme Antikorrupsion liron nga masa e sigurisë 6 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani, të cilët u arrestuan pak kohë më parë me akuzën e korrupsionit.
Më herët, Gjykata e Elbasanit vendosi të pezullojë nga detyra disa pedagogë dhe të vlerësojë si të paligjshëm arrestimin e tyre. Tani, Gjykata e Posaçme ka hequr këtë masë, dhe pedagogët do të rikthehen në punë.
Ndërkohë, personi që luante rolin e sekserit mbetet në arrest, dhe bashkëshortja e tij vazhdon të jetë e pezulluar nga puna.
Gjykata e Posaçme ka paraqitur një kërkesë për moskompetencë dhe e ka kthyer çështjen përsëri në Gjykatën e Elbasanit, e cila më parë kishte shpallur moskompetencë dhe e kaloi çështjen te SPAK, pasi vlera e parave të përfshira në aferë ishte më shumë se 500 euro.
Tani, do të jetë Gjykata e Lartë që do të vendosë për gjykatën e duhur që do të merret me këtë çështje.