Autoritetet po mbajnë nën vëzhgim shërbimet e mesazheve të koduara që kriminelët përdorin për të kryer veprimtaritë e tyre.
Një ekip i përbashkët hetimor, që përfshin autoritetet e Francës dhe Hollandës, ka çmontuar një shërbim tjetër të sofistikuar mesazhesh të koduara te quajtur MATRIX.
Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet e mundshme të kriminelëve, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.
Gjatë një operacioni të koordinuar, me mbështetje nga Eurojust dhe Europol, shërbimi i mesazheve u çmontua nga autoritetet holandeze dhe franceze, dhe më pas u ndërmorën veprime nga homologët italianë, lituanezë dhe spanjollë.
“Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve hollandeze dhe franceze filloi nëpërmjet një EPH të ngritur në Eurojust. Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit”, thuhet në njoftimin e Europol.