Festat e Nëntorit në Shkup të Maqedonisë së Veriut janë shoqëruar me trazira, ku flamujt kombëtarë maqedonas dhe shqiptarë u dogjën nga persona ende të paidentifikuar.
Mediat raportuan se 8 individë u arrestuan për djegien e flamurit maqedonas.
Sipas Ministrisë së Brendshme të RMV, në mesin e të arrestuarve ka një të mitur, ndërsa të tjerët janë nga mosha 18 deri 21 vjeç.
Katër prej tyre dyshohet se janë të përfshirë në veprën “nxitje të urrejtjes ndëretnike, racore dhe fetare, dhe grindje e mosdurim”, që dënohet me burgim deri në një vit.