Skip to content
Të Gjitha

Tenton të përdhunojë turisten italiane, arrestohet 18-vjeçari në Himarë

· 1 min lexim

Ditën e sotme policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Himarë. Shtetasi D. L., ka tentuar të përdhunojë një turiste italiane e cila ka qenë duke pushuar në plazh midis Himarës dhe Dhërmiut.

Ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me pushuesen italiane.

Ka qenë vetë pushuesja që e ka denoncuar në polici 18-vjeçarin, i cili rezulton se banon në Lushnje.