Në emisionin “Top Story” në Top Channel u rikthye në vëmendje vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që tronditi kryeqytetin 10 ditë më parë.
Zëvendësdrejtori i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili, ndau detaje të reja rreth hetimeve.
Ai sqaroi se thika e publikuar në media nuk është mjeti i përdorur në ngjarje. “Thika që është postuar është tjetër. Nga ekzaminimi, thika ka mbetje gjaku dhe po kryhen analiza.
Procesi hetimor vazhdon, dhe së shpejti do dalim në një përfundim,” tha Ismaili, duke theksuar se deklaratat e policisë janë të bazuara në të vërtetën dhe ka pasur spekulime në publik.