GJKKO ka vendosur të ndalojë publikimin e dosjes së SPAK për operacionin e fundit, ku u caktuan 21 masa sigurie ndaj grupit të Suel Çelës dhe personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij.
Duke u bazuar në këtë vendim, SPAK ka kërkuar nga mediat që të mos bëjnë publike detajet e dosjes deri në përfundimin e hetimeve paraprake.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u bën thirrje të gjitha mediave dhe aktorëve publikë që të respektojnë Vendimin e Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), datë 22.11.2024 “Për caktimin e masës së sigurimit personal” për çështjen penale nr. 138 dhe legjislacionin për mbrojtjen e sekretit hetimor. Çdo publikim i paautorizuar jo vetëm dëmton procesin hetimor, por krijon pasoja të rënda për sigurinë e palëve të përfshira dhe integritetin e procesit hetimor.